NATO: Trupat ruse ende po rriten afër kufirit me Ukrainën

Rusia vazhdon të rrisë numrin e trupave që ka grumbulluar në kufirin ukrainas, paralajmëroi të mërkurën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, edhe pse Moska këmbënguli se po tërhiqte forcat, shkruan Financial Times.

Jens Stoltenberg tha se aleanca perëndimore e sigurisë ishte “e përgatitur për më të keqen”. Tensionet po vazhdojnë në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të shmangur konfliktin dhe pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një tërheqje të pjesshme të trupave të martën.

“Ne nuk kemi parë ndonjë de-përshkallëzim,” tha Stoltenberg gjatë mbërritjes në një samit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. “Ne shohim se ata kanë rritur numrin e trupave dhe më shumë trupa janë rrugës. Jemi të përgatitur për më të keqen.”

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po tërhiqte disa nga forcat e saj. Ai tha se NATO nuk arrin “të vlerësojë me maturi situatën”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi të mërkurën pamjet, që sipas saj ishin tanke, transportues të blinduar të personelit dhe artileri të lëvizshme që largoheshin nga gadishulli i Krimesë – të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014 – dhe që po ktheheshin në bazat e tyre.

I pyetur për pamjet ruse, Stoltenberg tha se Rusia kishte lëvizur shpesh trupa përreth, por fuqia e saj e përgjithshme në rajon po rritej. Më shumë se 100,000 trupa janë ende afër kufirit ukrainas.

Ai tha se kishte vend për “optimizëm të kujdesshëm” pas komenteve nga Moska të martën se kishte ende kohë që diplomacia të funksiononte.

“Ne jemi gati për bisedime diplomatike,” tha Stoltenberg, megjithëse Moska nuk i ishte përgjigjur një letre qëtheksonte se çfarë mund të diskutonte aleanca.

I pyetur në lidhje me komentet e kancelarit gjerman Olaf Scholz të martën se Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n për shumë vite, Stoltenberg tha se çdo vend ka të drejtë të zgjedhë vetë.

NATO po dërgon më shumë trupa dhe avionë në me Rusinë, në Ukrainë dhe Bjellorusin, ku 8,500 trupa amerikane gjithashtu janë në gatishmëri të lartë.

Lloyd Austin, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, tha se vendi do t’i dalë në mbrojtje të çdo anëtari të sulmuar nga Rusia. Shtetet e Bashkuara kanë një angazhim “të fortë” ndaj sigurisë kolektive, tha ai.

Stoltenberg tha se ministrat do të diskutojnë se si të luftojnë sulmet kibernetike në rritje ndaj Ukrainës dhe shteteve baltike. Ukraina dhe Gjeorgjia, të cilat janë partnerë të aleancës, por jo anëtarë, do të takohen me ministrat e NATO-s të enjten në mëngjes.