Amerika mbështet 100% Open Balkan, deklaron Rama

Kryeministri Rama deklaroi se administrate e re amerikane e mbështet 100 për qind nismën e Open Balkan.

Ai pohoi se kanë biseduar rreth çështjes dhe u shpreh i bindur se do të kenë gjëra të reja sa i takon Ballkanit të Hapur në muajt në vijim.

Kryeministri shtoi se janë në dilemë për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të ndahet nga RMV-ja ose ndryshe do të duhet të presë deri sa “të lirohet nga pengu i Bullgarisë”.

Nëse shqiptarët anojnë pro ndarjes nga RMV në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar, Rama tha se do të jetë një shtysë që nëse bisedimet nuk hapen edhe me presidencën franceze të ndahen përfundimisht nga Maqedonia e Veriut.