0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Ndalohen 65 migrantë të parregullt në Turqi

Së paku 65 migrantë të parregullt janë ndaluar në rajonet kufitare turke, thanë sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 35 migrantë të parregullt u ndaluan në provincën veriperëndimore Kırklareli, afër kufirit bullgar, theksuan burimet.

Migrantët, nga Maroku, Pakistani, Afganistani dhe Siria, u dërguan në zyrën provinciale të migracionit.

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Po ashtu, njësitë e xhandarmërisë në provincën Ardahan ndaluan 20 migrantë të parregullt nga Afganistani.

Migrantët u dërguan në zyrën provinciale të migracionit.

Ndaras, në provincën juglindore Batman, afër kufirit sirian, xhandarmëria ndaloi një automjet në një pikë kontrolli dhe shoqëroi 10 migrantë të parregullt nga Pakistani, si dhe arrestoi dy persona për kontrabandë me qenie njerëzore.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme