Ndalohet për kontroll rutinë, shqiptarin e tradhtojnë nervat, policia italiane i zbulon në makinë…

Një 42-vjeçar shqiptar, pa precedentë është arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme në lagjen San Pasquale të Barit pasi iu zbuluan 7.5 kg kokainë.

Oficerët e policisë ndaluan një makinë për kontroll, drejtuesi i së cilës menjëherë shfaqi shenja padurimi dhe nervozizmi të pamotivuar dhe të pazakontë.

Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 7 pako kokainë, me një peshë totale prej 7.5 kg. Lënda u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur dhe një shumë prej 420 eurosh që dyshohet se janë të ardhurat e veprimtarisë së paligjshme. I arrestuari është dërguar në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balk