Votimi për anëtarin e KLP/ “Mazhoranca politizoi procesin”, Alibeaj: Duan të kapin Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK e drejtësinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka komentuar mënyrën se si mazhoranca ka votuar për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLP.

Ai tha se qeveria politizoi procesin dhe se qëllimi i saj është kapja e KLP e më tej SPKA e drejtësisë.

“Ishin katër kandidatura me gjithë shkeljet e padrejtësitë gjatë procesit të anëtarit të fundit që vjen nga bota akademike, ishin katër. Siç ndodh rëndom në Komisionin e Posaçëm shkuam tek ajo që parashikon ligji, shorti, që zgjodhi emrin. Votimi ishte 29 pro dhe 69 abstenuan.

Ajo që ndodhi pas votimin është se mazhoranca që abstenoi tregoi politizimin e procesit ndryshe pse do të vonin ashtu? Kur e ka zgjedhur shorti.

Mazhornaca tregoi se nuk e di personin që zgjodhi shorti, politizim i procedurës së përzgjedhjes së tij. Kjo është e mira ti thuhet publikut se në Këtë Parlament ka pasur përgjërime për drejtësinë e pakapur. Akti ishte ai që ndodhi para 15 min nga mazhoranca. KLP është ajo që administron karrierën e prokurorëve, administron karrierën e anëtarëve të SPAK. Kur kap KLP kap SPAK Prokurorinë e drejtësinë”, tha ai.