8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Ndërron jetë shkrimtari Fadil Kraja

Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme.

Shkrimtari dhe dramaturgu Fadil Kraja ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

“Kalorësi i urdhrit së Skënderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit” ishin disa nga titujt që letrari fitoi gjatë karrierës së tij jetëgjatë.

Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit kontribuoi për 60 vjet. Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Fadil Kraja u lind në Shkodër, më 1931. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Shkodrës ku spikati me talentin për letërsinë. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mësuesit të cilin e trashëgonte edhe nga familja e tij.

Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat kështu që mësimi zhvillohej në shtëpinë e njërit prej banorëve, Hasan Metit. Kjo shkollë kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra, Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues, Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.

Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme.

Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e gjimnazit të Shkodrës si mësues letërsie. Më vonë ai punoi si pedagog i lëndës së letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.

Nga viti 1972 deri më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme