Ndeshja në Europa League, mund të mos luhet shkaku i virusit

AZ Alkmar ka kërkuar që ndeshja e të enjtes të mos luhet për shkak të numrit të madh të lojtarëve të infektuar te klubi holandez.

Ndeshja e parë për grupet e Europa Ligës, mes italianëve të Napolit dhe  holandezëve të AZ Alkmar, mund të anulohet për shkak se nëntë lojtarë te klubi holandez kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Insajderi.

AZ Alkmar ka kërkuar që ndeshja e të enjtes të mos luhet për shkak të numrit të madh të lojtarëve të infektuar te klubi holandez.

Megjithatë, klubi holandez rrezikon ta humbas ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, për shkak se udhëzimi i UEFA-së thotë qartë që, kur një ekip ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion për të zhvilluar lojën, atëherë ndeshja duhet të vazhdojë siç është paraparë në orarin zyrtar.

Në të njëjtën situatë sikur holandezët, ishin edhe kundërshtarët e tyre në këtë takim, Napoli që kishte ndeshjen për të zhvilluar në Serie A kundër Juventus, pasi dolën pozitiv dy lojtarë napolitan, skuadra e Gattuso-s nuk pranoi të luhej ndeshja, ku e humbën pastaj me rezultat zyrtar 3:0 në tavolinë. /Insajderi.com

Lajme të ngjashme