Shtatori, më shumë aksidente rrugore! INSTAT: Në rritje me 13.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në muajin Shtator 2020, aksidentet rrugore, në 89,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit kryesisht nga  grup-mosha 25–34 vjec, situata ndryshon kur bëhët fjalë për  9 mujorin  e këtij viti, ku rezulton se  shumica e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Shtatori i këtij viti ka shënuar një rritje të numrit të aksidenteve rrugore me 13.1% krahasuar me shatorin e 2019-ës.

Sipas Institutit të statistikave edhe numri i jetëve të humbura sgatë këtij muaji  është më i lartë  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ndërkohë nuk  është e njëjta tendecë sa i takon numrit të aksidenteve për 9 muajt e parë të vitit . INSTAT bënë publike shifrat  të cilat tregojnë për një rënie  të numrit të aksidenteve rrugore me 20.5% më pak se 9 muajt e parë të  vitit 2019.

Në muajin Shtator 2020, aksidentet rrugore, në 89,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit kryesisht nga  grup-mosha 25–34 vjec, situata ndryshon kur bëhët fjalë për  9 mujorin  e këtij viti, ku rezulton se  shumica e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Sipas Institutit të Statistikave qytetet me numrin më të madh të aksidenteve rrugore  janë Tirana me 27 të tillë  nga janari deri në muajin shtator  , e ndjekur nga Durrësi me 20 aksidente gjithsej  gjatë 9 muajve  të parë  të këtij viti. ndërsa qyteti  me numrin më të ulët të aksidenteve rrugore është Dibra , me 3 aksidente gjithsej.