Partia Socialiste ka bërë një ndryshim në Kadastrën e Shkodrës. Në prag të zgjedhjeve në krye të këtij institucioni është vendosur Genc Berhani, duke zëvendësuar Ilir Dibrën.
Një vit më parë në Shkodër pati shumë lëvizje në rang drejtorësh pasi një pjesë e madhe e tyre dhanë dorëheqjen.
Problemet për emërimet në këtë qytet kanë qenë shpeshherë problematike e kjo vjen nga përplasjet e shumta që kanë ndodhur në këtë qark, ku edhe prefekti u emërua me shumë vonesë.
Në ditët në vijim pritet të ketë të tjera lëvizje.


