Përmbytje masive në Greqi, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Si pasojë e motit të keq, lumenjt kanë vërshuar në rrugë, duke shkaktuar dëme materiale kryesisht në Hersonissos, por edhe në shumë zona të tjera si Analipsi, Stalis, Gournes, Gouves dhe Moho. Nga pamjet e pubikuar, shfaqen rrugët e mbuluara nga uji dhe automjetet që "notojnë" në to.

Përmbytje masive kanë ndodhur ditën e sotme në Kretë. Sipas mediave greke si pasojë e motit të keq, lumenjt kanë vërshuar në rrugë, duke shkaktuar dëme materiale kryesisht në Hersonissos, por edhe në shumë zona të tjera si Analipsi, Stalis, Gournes, Gouves dhe Moho.

Nga pamjet e pubikuar, shfaqen rrugët e mbuluara nga uji dhe automjetet që “notojnë” në to. Ndërkohë nuk është raportuar asnjë humbje jete njerëzore, ndërsa shkollat janë mbylllur.

Video e plotë:

Autoritet iu kanë bërë thirrje qytetarëve në të gjithë Kretën që të jenë të kujdeshëm, duke shmanguri çdo lëvizje të panevojshme gjatë kushteve të rënda të motit dhe duert dhe dritaret të jenë të mbyllura. Gjithashtu për asnjë asye mos të kalojnë në rrugët e përmbytura, as me këmbë as me makinë.