Ndryshime në qeveri, mjekja Entela Ramosaçaj emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të emërojë në postin e zv.Ministres së Shëndetësisë mjeken infeksioniste Entela Ramosaçaj.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ku theksohet se ky emërim bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

“EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”