Türkiye fillon vendosjen e tubacioneve nënujore për projektin e gazit të Detit të Zi

Ministri turk ki Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ka deklaruar se fusha e gazit “Sakarya” në Türkiye nga eksplorimi deri në prodhimin e parë do të hyjë në histori si projekti më i shpejtë i zhvillimit të fushës në det të hapur në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot do të vendosim gypat e parë që do të bartin gazin e Detit të Zi nga detin ë tokë”, tha Dönmez.

Duke folur në ceremoninë e uljes së tubit të parë të gazit në Detin e Zi, Dönmez tha se fusha e gazit në Detin e Zi është zona e parë e prodhimit të gazit natyror thellë në det në Türkiye.

Në fazën e parë, njoftoi ministri turk, do të barten dhjetë milionë metër kub gaz natyror në ditë, ndërsa në fazën e dytë kjo shifër do të rritet në 40 milionë metër kub në ditë.

Ai po ashtu tha se ka përfunduar prodhimi i 35 mijë tubave, të cilët do të vendosen në shtratin e detit, si dhe shtoi se 95 për qind e tubacioneve është dorëzuar.

Në kuadër të projektit, gjithsej tuba në një gjatësi prej 170 kilometrash do të vendosen në një thellësi prej 2.200 metra në Detin e Zi.

Gazi natyror nga fusha “Sakarya” në vitin 2023 do të transferohet në qytetin bregdetar Filyos, ku do të krijohet një objekt përpunimi të gazit natyror.