“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, kryeministri pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët e Shkodrës të cilët janë shprehur për Faxnews se është absurde vizita e tij për vaksinat kur qyteti është i përmbytur.

“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, u shpreh një banor i zonës.

“Jam Aleksandër Pashuku banor i Bërdicës, kam një biznes varrezë makinash dhe të gjitha mjetet ndodhen nën ujë. Kërkoj nga shteti të na i paguaj një për një. Shteti a duhet tëtë më dëmshpërmblej mua për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet? Edhe unë kam detyrime ndaj shtetit të paguaj, të njëjtën gjë presim dhe në nga shteti. Por, shteti nuk dërgon  një person të na shohi të gjitha dëmet që na janë shkaktuar. TVSH e gjëra na kanë ardhur 8 milionë lekë dhe i kemi paguar të gjitha siguracionet të gjitha gjërat, shteti të mbajë përgjegjësi.”, u
shpreh një banor i Bërdicës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Shkodrës pasi pritet që të fillojë vaksinimi për personelin mjekësor të qarqeve të Veriut. Rama u pa në qytetin e Shkodrës teksa mbërriti me një eskortë policie, ndërsa dhjetra efektivë kanë blinduar qytetin.