Nuk mirëmbajti rrugët për të cilat merrte fonde, kallzohet penalisht për herë të dytë kompania Geci

Pas kallzimit penal ndaj firmës “Geci” për mos mirmbajtjen e superstradës Milot-Lezhë, gjë e cila çoj në bllokimin e sajë për më shumë se 15 orë, kjo firmë kallzohet penalisht edhe për mos mirmbajtjen e rrugës Ura e Ulzës-Shkopet.

Kompania “Geci” është kallëzuar penalisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bizneset që ndodhen anës rrugës që kishte për të mirëmbajtur Geci shprehen se ata nuk kanë parë asnjë makinë që të pastrojë borën, dhe kanë qenë vetë ata që kanë ndihmuar banorët e bllokuar në mjetet e tyre për orë me radhë.