Në Kinë fëmijët mund luajnë lojëra online vetëm 1 orë në ditë

Lojtarët nën moshën 18 vjeç mund të luajnë vetëm një orë në ditë gjatë të Premteve, fundjavës dhe ditëve zyrtare të pushimit thanë autoritetet Kineze.

Mediat shtetërore thanë se lojërat do të lejohen vetëm gjatë orëve 20:00 deri në 21:00.

Kina ka një agjenci të quajtur rregullatori i video lojërave i cili imponon kufizime të tilla. Fëmijët nuk do të lejohen të luajnë jashtë këtij orari.

Në fillim të këtij muaji media shtetërore i quajti lojërat online si “opium shpirtëror.” Hetimet ndaj kompanive të lojërave online gjithashtu do të shtohen në mënyrë që kufizimet të aplikohen siç duhet.

Më përpara fëmijët mund të luanin për 90 minuta në ditë deri në 3 orë gjatë fundjavës. Në Korrik gjiganti Kinez i gaming Tencent lançoi një teknologji të re të njohjes së fytyrës që parandalonte fëmijët të luanin mes orës 22:00 deri në 08:00. /PCWorld Albanian