Rama takohet me Erdogan në Nju Jork

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Nju Jork gjatë punimeve të Asamblesë së 76-të të OKB-së.

Në takim Rama-Erdogan kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku do të mbajë fjalën në Asamblenë e OKB-së, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë.