Në Kongo shfaqet një epidemi e re, 4 të vdekur deri tani

Përndryshe shpërthimi u konfirmua edhe nga shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Një epidemi e re e Ebolas u shfaq në Republikën Demokratike të Kongos, më shumë se 620 milje larg nga shpërthimi i vazhdueshëm në lindje të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo, tha se katër persona që vdiqën në qytetin e Mbandaka, kishin rezultuar pozitivë në laboratorin kombëtar në kryeqytetin e Kongos, Kinshasa.

“Një epidemi e re e Ebolas u shfaq në Mbandaka”, tha Longondo në një konferencë për shtyp.

“Shumë shpejt do t’i sigurojmë vaksinat dhe ilaçet në vendet përkatëse”, u shpreh ai.

Përndryshe shpërthimi u konfirmua edhe nga shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ky shpërthim na kujton se COVID-19 nuk është kërcënimi i vetëm shëndetësor me të cilën po përballen njerëzit”, ka shkruar Ghebreyesus në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. /Telegrafi