Në krah të Damian Gjiknurit/ Kush është Niko Goro që ekzekutua në Himarë, investonte në ndërtim, pronar i kafesë së njohur në bregdet

Niko Goro është baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar një kafe të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

Biznesmeni Niko Goro që u vra mëngjesin e sotëm në Himarë, pranë marketit të motrës së tij është djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. 51-vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare.

Siç pasqyrohet edhe në regjistrat e QKB-së, Goro rezulton se ka investuar në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë në zonën e Himarës. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”. Krahas ndërtimit dhe hotelerisë, në pronëri të Goros është edhe një kafe e njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

Sakaq, ai shfaqet edhe në foton e mëposhtme me deputetit e PS-së, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Jorgo Goro. Mesa duhet Goro ka lidhje të ngushta me socialistët.

 

Të dhënat në QKR

Ekzekutimi: 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit. Nuk dihet ende se me cilën armë qëlloi 53-vjeçari. Policia po heton në dy pista, atë të pronësisë dhe dhe të një borxhi të pashlyer.