ME FOTO/ Kjo është makina që autori përdori për ekzekutimin e biznesmenit Goro, brenda saj u gjet një pistoletë

Mësohet se brenda makinës në ngjyrë gri është gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Kjo është makina që 53-vjeçari Kliti Leka përdori gjatë atentatit me armë zjarri ndaj biznesmenit Niko Goro në Himarë. Dyshohet se në makinën ngjyrë gri ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët kanë ndihmuar Lekën për të kryer vrasjen. Këta të fundit dyshohet se pas krimit të rëndë janë larguar nga Himara me skaf.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba në drejtim të tij.

Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit. Nuk dihet ende se me cilën armë qëlloi 53-vjeçari.

Policia po heton në dy pista, atë të pronësisë dhe dhe të një borxhi të pashlyer prej 70 mijë eurosh.