Në orën 12:00 Basha ceremoni në selinë blu për 31-vjetorin e themelimit të PD-së

Sot në orën 12:00 pritet të zhvillohet një ceremoni në selinë blu për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gazetarja Eksiola Shehu raportoi nga selia blu se aktiviteti do drejtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka ftuar demokratët të marrin pjesë në këtë ceremoni, ku do të inagurohet edhe një pllakatë.

Pritet që kryedemokrati të japë edhe një mesazh për të gjithë demokratët që tashmë janë të ndarë në 2 kampe.

Ndërkohë sot në orën 10:00 pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Më moton “Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar”, Berisha ka ftuar demokratët që të marrin pjesë në këtë Kuvend, ku nuk do të mungojnë edhe disa vendimmarrje.