Nëntë kadetë shqiptarë u diplomuan në Turqi, kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare

Pas diplomimit në Akademinë Ushtarake më të mirë në Turqi 9 kadetë shqiptarë do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare.

Pas diplomimit në Akademinë Ushtarake më të mirë në Turqi 9 kadetë shqiptarë do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare.

Lajmin e bëri të ditur të martën ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila ndau foto nga ceremonia e diplomimit të kadetëve shqiptarë në Turqi.

Ndërsa theksoi faktin se kadetët shqiptarë do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare, Xhaçka vlerësoi rëndësinë e “FA të arsimuara dhe profesioniste”.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

“9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore, do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste!”.