Vazhdon puna intensivisht për rindërtimin i 524 apartamente në Laç, financim i qeverisë turke

524 apartamente do të ndërtohen në Laç në një truall rreth 72 mijë metër katrorë.

524 apartamente do të ndërtohen në Laç në një truall rreth 72 mijë metër katrorë.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka publikuar një video nga sheshi i ndërtimit në qytetin e Laçit.

“Sot në Laç, ku vijon me intensitet puna për ndërtimin e lagjes së re, që do të jetë jo vetëm qendra e Laçit të së ardhmes, por edhe modeli i ri i zhvillimit të zonave urbane, sociale dhe ekonomike në vend”, është shprehur Ahmetaj.

“Kompania turke është angazhuar, pas një faze po kaq intensive përgatitore të terrenit, që për tre muaj të fillojnë të ngrihen pallatet e rinj, e të marrë formë lagja e parë e rindërtuar pas tërmetit”, ka theksuar ai.

Ahmetaj ka shtuar se, “projekti i financuar nga Republika e Turqisë, përfshin ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, me hapësira të gjelbëruara e parkimi për banorët, njësi shërbimi dhe qendrën tregtare, ku familjet që humbën banesën në tërmetin e 26 nëntorit, do të jetojnë me cilësi dhe standarde shumë herë më të mira së më parë”.