10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Nis mësimi plotësues/ Ministrja Kushi vizitë në shkollën e re 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës

Me rastin e fillimit të mësimit plotësues Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi kreu një vizitë në një shkollë të rindërtuar në Durrës.

Ajo ndoqi nga afër fillimin e procesit mësimor në shkollën 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, një shkollë e rindërtuar nga e para me kushtet më bashkëkohore, e cila e nis mbarë mësimin me 380 nxënësit e saj.

Gjatë vizitës së saj Kushi theksoi rëndësinë e zbatimit të rregullave anti-Covid , si dhe kërkoi nga nxënësit dhe mësuesit që kjo periudhë të shfrytëzohet sa më mirë, në mënyrë që ky vit shkollor, i fili nis më 27 shtator, të jetë sa më i mbarë.

Shkolla është rindërtuar falë financimit të Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe ka një kapacitet prej 450 nxënësish. Gjatë kohës së rindërtimit nxënësit e saj zhvilluan mësim në shkolla pritëse.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme