Nis referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës

Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur referendumi i Organizuar nga Grupi i Rithemelimit të PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë.

Procesi i votimi në të gjitha degët e PD-së në rrethe pritet të përfundojë në orën 17:00.

Në rrethin e Vlorës janë 2350 antarë me të drejtë vote. Nga këta 1400 i përkasin bashkisë Vlorë, 600 i përkasin bashkisë Selenicë dhe 350 i përkasin bashkisë Himarë. Ish-kreu i PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj ishte i pari që votoi.

Ndërkohë në qarkun e Korçës deri më tani kanë votuar 50 vetë.

Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi. Ndërsa anëtarë janë: Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja.

Sot pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë Kuvend do të vendoset për qëndrimin në vazhdim të partisë, por pritet të merret edhe një vendim për Berishën dhe mbështetësit e tij. Kuvendi do zgjasë rreth 5 orë dhe do marrin fjalën rreth 30 demokratë.