Nis sot në Portin e Durrësit stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe”, do të ketë 28 mijë trupa pjesëmarrëse nga 27 vende

Sot ka nisur stërvitja më e madhe ushtarake që prej Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Kjo stërvitje do të ketë 27 vende të cilat do të jenë pjesëmarrëse, me një numër prej 28 mijë trupash shumëkombëshe.

Opercinet e stërvitjes do të realizohen në mënyrë të njëkohshme në 12 zona të ndryshme.

tërvitja ka si qllim kryesor të tregojë sesi mund të zhvillohen operacione të përbashkëta në zona të ndryshme në të njëjtën kohë. Ky është një progres pasi na jep mundësinë të shohim sesi funskionojmë ne së bashku në një stërvitje aq të madhe.

Kritike për këtë ndërrmarrje është strategjia e rreptë për parandalimin e COVID-it dhe ajo e mjekimit, e zbatuar nga SHBA-ja dhe vendet pjesëmarrëse. Stërvitje si “Europe Defender 21“, dëshmojnë që përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s është maksimal dhe se aleatët dhe partnerët e NATO-s qëndrojnë të fortë së bashku.