PSG dhe City synojnë të bëjnë histori sonte, si pritet të jenë formacionet e dy skuadrave

Sonte përcaktohet finalisti i parë i kompeticionit “Champions League”. Manchester City dhe Paris Saint German, do të përballen në orën 21:00 për të përcaktuar se kush do tëshkojë në finale të këtij edicioni.

Duhet të kujtojmë që të dyja skuadrat nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun, dhe për secilën prej tyre do të ishte historike sigurimi i një vendi në finalen e madhe.

Për secilën prej skuadrave, vijimi i rrugëtimit më tutje do të ishte një arritje e madhe, teksa për PSG-në do të ishte hera e dytë ndërsa për Manchester City do të ishte hera e aprë që arrin në finale të Champions League.

Deri më tani, skuadra më e favorizuar është City pasi fitoi në fushën e PSG me rezultatin 2-1. Gjithsesi kundër një skuadre si ajo e PSG me sulmues të klasit botëror si Neymar apo Mbappe, asgjë nuk është e siguruar. Mbappe, ka pasur disa shqetësime ditët e fundit po do të jetë i gatshëm në ndeshjen kundër skuadrës angelze.

Trajneri Pochettino e ka menduar në majë të sulmit Mbappe, i mbështetur nga Di Maria, Verrati dhe Neymar. Kuptohet për anglezët do të ketë punë, nisur nga emrat e kundërshtarit. Paredes dhe Herrera janë emrat e tjerë në mesfushë që priten te PSG.

Sa i takon prapavijës, Florenzi dhe Bakker me gjasa do të luajnë nga krahët, kurse Marquinhos dhe Kimpembe në qendër. Si zakonisht porta do t’i besohet Keylor Navas. Sigurisht edhe Pep Guardiola ka bërë planin e tij për të arritur finalen e parë në historinë e Manchester City.

Ederson në portë pritet të luajë pas krahëve të të zakonshmeve Dias dhe Stones, kurse në krahët e prapavijës favoritë janë Ëalker dhe Zinchenko. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Rodri, Gundogan dhe Bernardo Silva, kurse në sulm parashikohet të luajnë Mahrez, De Bryune dhe Foden. Një City pa pika referimi, si zakonisht.

MANCHESTER CITY-PSG, FORMACIONET E MUNDSHME

MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson – Walker, Dias, Stones, Zinchenko – Rodri, Gundogan, Bernardo Silva – Mahrez, De Bruyne, Foden. Trajner: Guardiola

PSG (4-2-3-1): Navas – Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker – Paredes, Herrera – Di Maria, Verratti, Neymar – Mbappe. Trajner: Pochettino.