Nisja e mësimit në universitete, ende pa vendim

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha këtë të mërkurë se ende nuk ka një datë konkrete për nisjen e universiteteve por as një vendim për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi.

Përmes një deklarate për media, ai tha se po diskutohen të dyja mundësitë, online dhe në auditore, ndërkohë që vendimi përfundimtar do të varet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Hoxha u bëri thirrje studentëve të vaksinohen, duke bërë me dije e 75% e stafit të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar ndaj COVID deri tani.