Presidentja e Komisionit Evropian viziton Shqipërinë më 28 Shtator

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë me datë 28 shtator. Lajmin e bëri të ditur ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në fund të këtij muaji Ursula von der Leyen do të bëjë vizita në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është sipas saj, të dërgojë një sinjal të fortë në vendet e rajonit për angazhimin e BE në procesin e pranimit.