Nisja e vitit të ri akademik 2020-202, Rektorët: “Procesi do të jetë i alternuar. Pjesa teorike do zhvillohet online”

Kemi vendosur që pjesa teorike dhe leksionet që janë vetëm teorike të zhvillohen online që të kemi mundësi distancimi, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me zhvillimin praktikë të mësimit

Në prag të nisjes  së  viti të ri akademik  2020-2021 krerët  universiteteve të ndryshme publike në vend,  kanë  bërë të ditur masat që janë marrë për zhvillimin e procesit mësimor.  Sipas  rektorëve, po punohet për përmirësimin e programeve të studimit dhe kushteve  përshtatur me situatën,  ndërkohë që procesi mësimor këtë vit do të zhvillohet i alternuar  ku  pjesa teorike do të zhvillohet online ndërsa praktika,  duke zbatuar  rreptësisht masat anti covid.

“Ajo që po bën Universiteti i Tiranës nuk është thjesht përballja e COVID por me sfidat ën tërësi si përmirësimi i programeve të studimit, me përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, me përmirësimin e procesit të kërkimit shkencor” – u shpreh Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës.

“Kemi vendosur që pjesa teorike dhe leksionet që janë vetëm teorike të zhvillohen online që të kemi mundësi distancimi, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me zhvillimin praktikë të mësimit, sepse Universiteti i Mjekësisë si stomatologjia, infermieria dhe mjekësia e kanë të domosdoshme kontaktin mes studentëve dhe pacientëve.” – u shpreh Arben Gjata, dekan i Universitetit të Mjekësisë.

Ajo që është nënvizuar si problematike, kryesisht për Universitetin Bujqësor,  është miratimi i programeve te doktoraturës,  po ashtu edhe për Mjekësinë

“E patolerueshme, e paimagjinueshme se si një Universitet që i njihen diplomat në çdo cep të globit nuk i jepet e drejta të zhvillohet programi i doktoraturës, i cili ka kaluar në fazat fillestar. Jemi në pritje dhe duhet thënë se janë rreth 40 asistentë të rinj që kanë mbi 7 vjet që presin.” – u shpreh Fatbardh Sallaku, dekan i Universitetit Bujqësor.

“Në bazë të udhëzimit të ri të gjitha doktoraturat e reja para se të mbrohen duhet të kalojën në sistemin anti-plagjiaturë, pro sasia e fjalëve që kemi patur është e pamjaftueshme për të mbuluar të gjithë doktorantët.” – u shpreh Arben Gjata, dekan i Universitetit të Mjekësisë.

Rektoret, ai i Mjekësisë dhe Universitetit Politeknik, kërkuan mbështetje financiare në këtë fillim viti për godinat e shembura nga tërmeti  në mënyrë që ato të rikthen në gjendjen e mëparshme,  duke u bërë funksionale për procesin mësimor. /Scan