Njeriu më i pasur në botë fiton shumën rekord të dollarëve brenda ditës

Rekordi i tij është më i larti që dikush ka fituar në një ditë të vetme qëkur filloi Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg në 2012.

Jeff Bezos, pronari i Amazon, shtoi një rekord prej 13 miliardë dollarësh në vlerën e tij neto të hënën, njoftoi Bloomberg.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, Bezos tani vlen 189.3 miliardë dollarë. Ndërsa ekonomia amerikane është tkurrur për shkak të pandemisë koronavirus, themeluesi i gjigantit të blerjeve në internet ka fituar 74 miliardë dollarë këtë vit.

Rekordi i tij është më i larti që dikush ka fituar në një ditë të vetme qëkur filloi Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg në 2012.

Bezos themeloi Amazon në 1995 dhe kompania tani është rritur në një nga kompanitë më të vlefshme, më të fuqishme në planet. /Scan