Njihuni me dy vendet europiane që janë ende në kulmin e pandemisë

Suedia ishte i vetmi vend, shkalla e të cilit është mbi 100 raste për 100,000 banorë.

Polonia dhe Suedia janë vendet e vetme të BE-së që nuk e kanë kaluar akoma pikun e tyre COVID-19, ka raportuar Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

“Vala fillestare e transmetimit ka kaluar kulmin e saj në të gjitha vendet përveç Polonisë dhe Suedisë,” shkroi ECDC në vlerësimin e saj të rrezikut pandemik.

Agjencia shëndetësore e BE-së tha se masat e bllokimit në të gjithë Evropën kanë çuar në një rënie prej 80% të infektueshmërisë së virusit që nga kulmi në 9 Prill.

Por në Poloni dhe Suedi, infektueshmëria 14-ditore “ishte në nivelin më të lartë të vërejtur”.

Njëzet e tetë nga vendet e monitoruara nga ECDC, përfshirë Poloninë, kanë një normë aktuale të infektueshmërisë 14-ditore nën 20 raste për 100,000 veta, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Portugalia kanë norma midis 20 dhe 100 për 100,000 veta.

Suedia ishte i vetmi vend, shkalla e të cilit është mbi 100 raste për 100,000 banorë. /Scan