Nokia “ringjall” telefonin 6310, i përshtatur për vitin 2021

Fiks 20 vite pas ekzemplarit të parë, Nokia prezantoi modelin e “ri” 6310, një telefon që vijon operacionin e nostalgjisë së kompanisë, pjesë e familjes “Originals”. Nokia 6310 është një model klasik, i rishikuar për t’u dukur më modern dhe për t’u përshtatur sa më mirë në vitin 2021.

Modeli i “ri” sjell me vete gjithë karakteristikat kryesore të modelit origjinal, duke përfshirë edhe baterinë 1,150mAh e cila mund të zgjasë “me javë” pas rikarikimit dhe lojën e famshme kult të viteve 90, Snake.

6310 vjen në tri ngjyra: Dark Green, Yellow, Black. Ai ka ekran 2.8 inç me rezolucion QVGA dhe butona të mëdhenj. Nokia 6310 ka radio FM dhe fotokamerë 0.3MP me Flash Led. Të tjera karakteristika përfshijnë: Wi-Fi për t’u lidhur me internetin, Bluetooth 5.0, GSM GPRS në dual-Sim, A-GPS, jack audio 3.5 mm, portën mikro USB për rikarikimin, 8MB RAM, 16 MB memorie të brendshme (e cila mund të zgjerohet në 32GB nëpërmjet microSD cards)

Celulari nuk ka sistem operativ Android, por sistemin në pronësi Nokia S30+, i njëjti i Nokia 3310, me browserin e instaluar Opera Mini dhe aplikacione të ndryshme, ndër të cilat edhe Bing Search dhe Facebook. Çmimi do të njoftohet disa javë më vonë, por flitet se do të kushtojë rreth 40 euro. /monitor