“Nuk do vemi ta tërheqim zvarrë Ramën”, Boçi i përgjigjet raportuesit të CDU: Berisha non-grata është shqetësuese, por ne kemi 600 mijë shqiptarë me vete

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur në emisionin ‘KjoJavë’ në News24 për protetsta që selia blu pritet të organizojë së shpejti, ashtu siç edhe ish-krzeministri Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen ezhvilluar me krerët e degëve.

“Nuk është diçka që lind si rezultat i dëshirave por domosdoshmërive. Ishte një protestë qytetare para pak kohësh por që përfundoi si mungesë e spinës politike. Sepse qytetarët vetë fillojnë e lënë protestën sepse nuk besojnë më vetë te grupet e njëri-tjetrit. Unë shoh se kur bëhen protesta tentojnë gjithmonë në postulatin e gjithhershëm që politika të rrijë jashtë. Por jo kjo dhe politike jep zgjidhje. Nëse protesta merr ngjyrën e duhur politike, jo të një partie sepse është fronti qytetar që i jep ngjyrim, qeveria i trembet politikës. Nuk i trembet qytetarit”, tha Boçi.

Boçi gjithashtu komentoi deklaratën e bërë nga Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer, i cili u shpreh se Gjermania nuk do të mbështesë një person non-grata në politikë, ashtu si edhe aleatja e saj SHBA.
Deputeti i PD theksoi se deklarata është shqetësuese në kuptimin që dihet edhe brenda vetë selisë blu.
‘Të presësh një deklaratë të kundërt do ishte një ëndërr në sirtar. Duke i dhënë peshë më të madhe seç ka në të vërtetë krijon insinuata të kota sepse është pjesë e shqetësimit që kemi dhe ne’, u shpreh ai.

Edi Rama përmbyset me proteta apo me votë?

Mos ndani protestën nga vota se janë të dyja procese politike. Dhe protesta është e nevojshme por përmbysja arrihet me votë se jemi në demokraci. Nuk po themi të vemi te kryeministria të kapim zvarrë Edi Ramën. Po pa protestë nuk ka. Protesta është e njerëzve, ajo është fryme e qytetarit dhe problemi për të cilën qytetarët ngrihen dhe politika ngrihet.

Në krye të PD, zoti Berisha si kryetar i saj nga ana tjetër fakti që është non-grata nga SHBA. Si do jetë PD në këtë rrugëtim?

Po është në një marrëdhënie të vështirë për shkak të shpalljes non-grata për të cilën Berisha është shterues në qëndrimet e tij dhe e ka thënë se është një çështje personale e tij të cilën e ndjek në një gjykatë. Dhe shqetësimi i kësaj distance me ndërkombëtarët nuk është se ne e fshehim apo Berisha e fsheh, por përdor të gjitha llojet e diplomacisë për ta zgjidhur. Situata ka vështirësitë e veta dhe jemi të ndërgjegjshëm por nuk mund të përdoret për të mbajtur qëndrime fraktare ndaj një formacioni politik që mbështetet nga mbi 600 mijë shqiptarë. Kjo deklaratë as nuk shton dhe as pakëson ndonjë gjë nga shpallja që thamë pak më parë. Është një lloj eko e asaj. Por raportet janë raporte korrekte të partive politike që bëjnë pjesë në një familje. Që ka hezitime ka sepse marrëdhëniet me CDU-në të tilla kanë qenë. Deklarata të tilla CDU-ja nuk i jep sot por edhe në momentin e dorëzimit të mandateve ishte kritikuese për veprimin atashues të PD nën drejtimin e zotit Basha. Ato janë goditëse dhe nxitëse në kuptimin politik. Të presësh një deklaratë të kundërt do ishte një ëndërr në sirtar. Duke i dhënë peshë më të madhe seç ka në të vërtetë krijon insinuata të kota sepse është pjesë e shqetësimit që kemi dhe ne.