“Nuk harrohet heroi i 15 korrikut, dëshmori Ömer Halisdemir”

Çdo vit mijëra qytetarë në qytetin Niğde të Türkiye-s (Turqisë) vizitojnë varrin e rreshterit të lartë major dëshmorit Ömer Halisdemir i cili është një nga emrat kryesorë që ndryshoi ecurinë e përpjekjes për grusht shteti pasi qëlloi gjeneralin puçist Semih Terzi gjatë përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO.

Mijëra persona bëjnë lutje dhe lexojnë pjesë nga Kurani dhe hedhin ujë gjatë vizitës së tyre në varrin e dëshmorit që ndodhet në zonën Çukurkuyu në komunën Bor. Gjithashtu vizitorët u shpjegojnë fëmijëve të tyre dhe vizitorëve të tjerë për heroizmin e asaj nate të Ömer Halisdemir-it.

Ulviye Köse (78), e cila jeton në Ankara dhe është nëna e personelit të xhandarmërisë Er Ali Köse i cili ka rënë dëshmorë më 8 qershor 1998 në Bolu, ka bërë lutje për dëshmorin Halisdemir ndërsa për Anadolu Agency (AA) tha se gjatë vizitës ka përjetuar ndjenja shumë të ndryshme.

“Që nga ajo natë nuk më hiqet nga mendja”

“Natën e 15 korrikut nuk kam fjetur deri në mëngjes. Duke qarë, falënderova Allahun se ‘bir ti e shpëtove‘. U jam lutur bijve të mi ‘më dërgoni te varri, ai më shikon mua‘. Dhe tani ndodhem pranë dëshmorit, ai më shikon. Që nga ajo natë nuk më hiqet nga mendja. Allahu i bekoftë, që më solli fëmija im. Është një dëshmor që nuk mund të harrohet, një dëshmor ndryshe. Ai e shpëtoi Türkiye-n, ai ndodhet në mes të xhenetit (parajsës) bashkë me profetin tonë”, tha Köse.

Fatih Özkan që ka ardhur me familjen nga qyteti Sakarya tha se kanë ardhur për të vizituar varrin e Ömer Halisdemir-it, një prej heronjve më të mëdhenj të periudhës së afërt.

“Halisdemir është një hero i madh që brezi i ri duhet ta marrë shembull. Dëshmori ynë është shembull i mirë i cili u tregon brezave të rinj se me guximin e marrë prej tij janë njerëz që mund të japin jetën kur është e nevojshme. Veprimi që bëri dëshmori, guximi që ai tregoi mendoj se është një gjë e veçantë. Besojmë se kjo do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë dhe se fryma e tij do të përjetohet edhe tek brezat e ardhshëm. Ne e vizitojmë që edhe brezi i ri të marrë shembull, përpiqemi ta vizitojmë dhe të mos e lëmë të harrohet. Besoj se e njëjta frymë do të mbahet për aq kohë sa të kujtohet kur të gjithë ta vizitojnë. Të rinjve dhe tyre që na dalin përpara përpiqemi tua shpjegojmë gjithmonë dhe jo vetëm në përvjetorët e 15 korrikut”, tha Özkan.

Ahmet Çekilarıs, i cili ka ardhur në vendlindjen e tij nga qyteti Sakarya tha se dëshmorin Ömer Halisdemir e sheh si një person që ka shpëtuar atdheun.

“Dëshmori ka shpëtuar atdheun duke parandaluar grushtin e shtetit atë natë. Allahu e mëshiroftë. Duhet të lutemi gjithmonë për atdheun, popullin. Gjithmonë bëjmë lutje për atë dhe e shpjegojmë. Akoma shumë makina në xhamin e tyre të pasmë në Sakarya kanë flamujt. Njeriu emocionohet. Këto nuk mund të shpjegohen pa u jetuar. Është një ndjenjë e bukur. Allahu ia bëftë vendin një prej kopshteve të xhenetit”, theksoi Çekilarıs.

Emri Ömer Halisdemir në ndërtesat e rajonit

Në nder të besnikërisë së dëshmorit, emri Ömer Halisdemir i është vendosur universitetit Niğde, spitalit, sheshit më të madh të qytetit dhe një shkolle në rajonin Bor.

Në përkujtim të dëshmorit në rajonin Çukurkuyu është ndërtuar një shkollë me 18 klasa si dhe është krijuar një pyll përkujtimor.

Bashkia Kocaeli në përkujtim të dëshmorit ka ndërtuar një qendër kulturore me 2 kate që është muze brenda një hapësire prej 2.55 metra katrorë në komunën Çukurkuyu. Në muze ekspozohen disa sende, fotografi të Halisdemir si dhe shkrimet dhe letrat që qytetarët kanë shkruar për dëshmorin.