-1.5 C
Tiranë
E premte, 28 Janar, 2022

“Nuk jemi në opozitë me LSI, por me regjimin”/ Bardhi: Ata të ndajnë mendjen se me kë e kanë betejën, nuk do të humb kohë me sharjet e tyre. Shyqyr Zotit që…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur mbi raportin me LSI dhe bashkëpunimin në të ardhmen me këtë forcë politike. I ftuar në “Kjo Javë” Bardhi tha se PD nuk është në opozitë me LSI por me Edi Ramën. Ai ka kërkuar që LSI të qartësohet se më kë e ka betejën pasi nuk do të humbë kohë me fyerjet dhe banalitetet e tyre.

“Ne kemi ruajtur një raport korrekt sepse besojmë se LSI është në opozitë me regjimin e Ramës. Nëse thua se Bardhi ka shkuar në zyrën e ambasadorës dhe ka folur në emër të LSI unë do të them është gënjeshtër. Unë nuk kam kohë të humb me fyerje dhe banalitete me një pjesë të zyrtarëve të LSI. Ne kemi patur një bashkëpunim parazgjedhor, nuk u bë e mundur që ne të qeverisnim së bashku. Nuk jemi në opozitë me LSI, por me regjimin. Nëse LSI ka ndyshuar shigjetën dhe është në opozitë me PD është problemi i tyre. Shyqyr zotit që rrëfeva një të vërtetë se si kishite shkuar marrëveshja para zgjedhjeve që u ringjallën drejtuesit e LSI se unë nuk i kisha parë. Ta ndajnë mendjen se me kë e kanë betejën. Fokusi ynë është beteja me regjimin e Edi Ramës”- tha ai.

I pyetur për një zgjidhje të situatës brenda PD-së, Bardhi tha se shpreson se ish-kryeministrit Berisha do t’i kalojë inati personal me Lulzim Bashës pas vendimit të sjellë nga shpallja non grata nga SHBA duke reflektuar për hir të interesit të të gjithë demokratëve.

“Zgjidhja është që secili prej nesh të jetë në misionin që na kanë ngarkuar demokratët. Nëse ne mendojmë për pushtet personal ka dalë jashtë misionit që i kanë dhënë demokratët. Kam bindjen se pasi Berishës t’i kalojë kjo faza e inatit personal me kryetarin e PD do të kuptoje se duhet të prevalojë interesi i PD. Shpresoj të ketë një reflektim duke mos menduar vetëm për interesin personal”- shtoi ai.

Në fund i pyetur se nëse firmat e mbledhura do të verifikohen dhe konfirmohet, Bardhi u shpreh se ai do të thërriste menjehërë Kuvendin duke mos injoruar vullnetin e demojratëve.

“Do të thirrej Kuvendi Kombëtar i PD-së. Si mund të injorohet. Më erdhi një email se në orën 5 do të vinin të dorëzonin firmat. Kam ngarkuar stafin e PD-së të qëndrojnë në punë për të pritur kolegët, kisha njoftuar edhe zyrën e medias për të dalë në një komunikatë për thirrjen e Kryesisë për mbledhjen e Kuvendit. Në momentin që shpiket një proceduarë e mbyllen në kasafortë. Kjo do të ishte një parti karagjozësh. Ne jemi një parti serioze me instuticione. Sekretari i Elbasanit nuk dinte sa anëtarë ka Kuvendi nga dega e Elbasanit. U deklarua një numër që nuk ishte i vërtetë. E vërteta konfirmohet me 18 dhjetor. Unë ju konfirmoj se jo delegatët jo vetëm do të vijnë në atë datë por do të jenë edhe më të shumtë se çfarë kanë qenë në Kuvendin e fundit. Tubuimin Rama-Berisha-Meta janë të lirë ta bëjnë. Asgjë nuk do të ndryshojë pas datës 11 dhjetor. Do të dështojë kjo lëvizje që ka nisur Berisha”- pwrfundoi ai.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme