Skandal në Berat! Mësuesi i dënuar për “pedolifi” rikthehet të japë mësim në shkollë

Ëngjëll Bregun e kanë vënë në ambient ku ai nuk duhet që të shkelte kurrë më në jetën e tij.

Skandal në Berat! Në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”, është emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu. Ky person rezulton të jetë dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003 dhe çfarë ka ndodhur tani? E kanë vënë në ambient ku ai nuk duhet që të shkelte kurrë më në jetën e tij.


Kanë qenë vetë prindërit ata që kanë shprehur shqetësimin lidhur me emërimin duke kërkuar emërimin e mësuesit nga shkolla duke pasur frikë për fëmijët e tyre. Fillimisht ata kanë shkuar në drejtorinë e shkollës, por janë përcjellë me justifikimin se ai është emëruar nga Drejtoria e Arsimimit Rajonal. Por po ashtu, edhe nxënësit duket se kanë frikë se çfarë ka bërë mësuesi, duke pretenduar se i shikon në një mënyrë që i bezdis.

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambjenteve të shkollës, mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër. Gjë që sërish nuk e zgjidh problemin.

HISTORIA E BREGUT

Në vitin 2003, kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat, ato që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë i kishte prekur në pjesët intime të trupit.  Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7 muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë. Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Por sërish për të nuk u mor asnjë lloj mase. Sot, ai është kthyer në detyrë, me një vendim që nuk dihet përse është marrë.