OBSH: Covid-19 po godet çdo ditë e më shumë moshat e reja

Përqindja e rasteve tek adoleshentët dhe të rriturit është rritur gjashtëfish, ndërsa tek fëmijët dhe foshnjat e reja, shtatëfish, tha OBSH.

Pandemia e koronavirusit po zhvendoset te moshat e reja, sipas ekspertëve të shëndetësisë, ku vihet re një shtim i rasteve te fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë.

Në fillim të shpërthimit të virusit, ekspertët e shëndetit theksuan se të moshuarit janë më të rrezikuarit, por të dhënat e reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se shumica e rasteve deri më tani raportohen të njerëzit e moshës 25 deri në 64 vjeç.

Përqindja e rasteve tek adoleshentët dhe të rriturit është rritur gjashtëfish, ndërsa tek fëmijët dhe foshnjat e reja, shtatëfish, tha OBSH.

Rritja mund të shpjegohet me zgjerimin e testimeve, zbulimin më të madh të rasteve të lehta të të infektuarve si dhe zhvendosja e demografisë së vatrave të nxehta. Por shkaktare është gjithashtu edhe sjellja e pakujdesshme e njerëzve pas lehtësimit të masave kufizuese, shtoi OBSH./CNN