OBSH: Kina i ka fshehur të dhëna ekipit të OBSH që hetoi origjinën e Covid-19

Refuzimi i Kinës për të dorëzuar të dhëna në lidhje me rastet e hershme COVID-19 ekipit të udhëhequr nga OBSH, i komplikon përpjekjet për të kuptuar se si filloi pandemia globale.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus la të kuptohej të martën se Kina nuk u ka dhënë informacion të plotë studiuesve të OBSH, të cilët po hulumtonin mbi origjinën e epidemisë së koronavirusit.

Në diskutimet e mia me ekipin, ata shprehën vështirësitë që hasën në qasjen në të dhëna të papërpunuara,” tha Tedros.

Ai bëri komentet në një mbledhje me vendet anëtare të agjencisë ku u diskutuan gjetjet e raportit të hulumtuesve, që katër javë brenda dhe rreth Wuhan-it, në janar dhe shkurt.

Refuzimi i Kinës për të dorëzuar të dhëna në lidhje me rastet e hershme COVID-19 ekipit të udhëhequr nga OBSH, i komplikon përpjekjet për të kuptuar se si filloi pandemia globale.

Ekipi raporton se rasti i parë i zbuluar kishte fillimin e simptomave në 8 dhjetor 2019. Por për të kuptuar rastet më të hershme, shkencëtarët do të përfitonin nga qasja e plotë në të dhëna, duke përfshirë mostrat biologjike nga të paktën shtatorin 2019” shtoi Todros.

Përfundimet e paplota mbi origjinën e virusit ka të ngjarë të inkurajojnë diskutimin e vjetër nëse Kina ka fshehur rastet e para me koronavius, duke ndihmuar përhapjen e pandemisë, transmeton exit.

Megjithëse ekipi doli në përfundimin se një rrjedhje nga një laborator i zonës Wuhan ishte hipoteza më pak e mundshme për origjinën e virusit COVID-19, tha Tedros, çështja do të kërkojë hetim të mëtejshëm, me misione shtesë të cilat do të kthehen në Kinë.