OPEC dhe aleatët pajtohen për vazhdimin e frenimit të prodhimit të naftës

Frenimi i prodhimit të naftës do të vazhdojë deri në fund të korrikut

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj të shtunën ranë dakord të vazhdojnë frenimin e prodhimit të naftës edhe për një muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

OPEC i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe jo-OPEC e udhëhequr nga Rusia kishin rënë dakord më 12 prill për të ulur prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës së papërpunuar me 9,7 milionë fuçi në ditë nga 1 maji deri më 30 qershor për të zbutur kërkesën e ulët globale të naftës dhe tepricën të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Vendet prodhuese të naftës të grupit 23-anëtarësh të njohur si OPEC+ ranë dakord të shtunën që të zgjasin periudhën e marrëveshjes edhe për një muaj tjetër deri në fund të 31 korrikut.

Megjithatë, disa vende anëtare që nuk arritën të arrijnë konformitetin e plotë me kuotat e tyre të frenimit të prodhimit në maj dhe qershor do të duhet të përmbushin frenimet e tyre në korrik, gusht dhe shtator, përveç përshtatjes së tyre të dakorduar tashmë të prodhimit për këta muaj, tha OPEC.

Në një deklaratë, OPEC tha se është thelbësore që të gjithë prodhuesit kryesorë të qëndrojnë plotësisht të përkushtuar në përpjekjet që synojnë balancimin dhe stabilizimin e tregut global të naftës.OPEC dhe aleatët pajtohen për vazhdimin e frenimit të prodhimit të naftës

“Përshtatjet e prodhimit në maj, si dhe relaksimi gradual i shumë prej masave të bllokimit, si rezultat i pandemisë COVID-19 në gjithë globin dhe rritjes ekonomike, kanë kontribuar në rimëkëmbjen e kujdesshme dhe kthimin e një stabiliteti më të madh në tregun e naftës”, thuhet në deklaratë.

“Megjithatë, me kërkesën globale të naftës që pritet të kontraktohet me rreth 9 milionë fuçi në ditë për tërë vitin 2020, konsolidimi i këtij rikuperimi gradual do të kërkojë angazhim të vazhdueshëm dhe përpjekje të intensifikuar nga vendet pjesëmarrëse dhe të gjitha vendet kryesore prodhuese”, shtohet në deklaratë.

Takimi tjetër i zakonshëm i OPEC-ut do të jetë në kryeqytetin austriak Vjenë më 30 nëntor, ndërsa takimi ministror i vendeve jo-OPEC do të zhvillohet më 1 dhjetor.

Konferenca e Përbashkët të Monitorimit të Ministrave (JMMC), i cili shqyrton nga afër kushtet e tregut, nivelet e prodhimit të naftës së anëtarëve dhe nivelet e konformitetit, do të mblidhet më pas më 18 qershor dhe çdo muaj më pas deri në dhjetor 2020.