Opozitarët egjiptianë: Marrëveshja detare Greqi-Egjitp, e pavlefshme

Marrëveshja detare është heqje dorë e Egjiptit nga zona e saj ekskluzive ekonomike, qindra miliarda dollarë dhe burimet natyrore në këtë rajon, thanë opozitarët egjiptianë që jetojnë jashtë vendit

Opozitarët egjiptianë që jetojnë jashtë vendit thanë se e ashtuquajtura marrëveshje e përcaktimit të zonave jurdiksionit detar të nënshkruar nga Greqia dhe Egjipti është e pavlefshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Opozitarët egjiptianë, përfshirë ish-kryetarin e Partisë së Ndërtimit dhe Zhvillimit Tarik ez-Zumur dhe ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, Usama Rushdi, reaguan në një deklaratë me shkrim ndaj të ashtuquajturës marrëveshje me Greqinë.

Në deklaratë, e cila theksoi se interesat strategjike, të drejtat historike dhe burimet natyrore të Egjiptit duhen mbrojtur, thuhet se deklarata e regjimit egjiptian se “këto marrëveshje përputhen me ligjin detar ndërkombëtar” është e papranueshme dhe palogjikshme.

“Marrëveshja detare Greqi-Egjipt është e pavlefshme”, thanë opozitarët egjiptianë.

“Marrëveshja për kufizimin e juridiksioneve detare nuk është vetëm heqje dorë e Egjiptit nga zona e saj ekskluzive ekonomike, qindra miliarda dollarë dhe burimet natyrore në këtë rajon, por edhe eliminim i mundësisë së saj të shfrytëzojë burimet në rajone të tjera në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Më 6 gusht, Egjipti njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Greqinë për përcaktimin e juridiksioneve detare midis dy vendeve në Mesdheun Lindor.

Ministria e Jashtme turke reagoi ndaj “të ashtuquajturës marrëveshje” në një deklaratë, duke theksuar se Greqia dhe Egjipti nuk kanë asnjë kufi detar të ndërsjellë dhe se marrëveshja është “e pavlefshme” për Ankaranë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se kjo marrëveshje shkel të drejtat dhe shelfin kontinental të Turqisë dhe Libisë.