Pa energji elektrike disa fshatra në Kurbin, rreth 5 mijë banorë në errësirë dhe pa ngrohje

Mungesë totale e energjisë elektrike në disa fshatra të Kurbinit që nga ora 18:00 e në vijim.

Pa energji sipas banorëve janë fshatrat, Gjorm, Zhejë, Sanxhak, Shpërdhet, Shëmri etj. Nuk dihen shkaqet e mungesës së energjisë, pasi asnjë nga OSHEE nuk i përgjigjet banorëve.

Rreth 5.000 banorë të këtyre fshatrave vijojnë të jenë pa energji elektrike duke u ndriçuar me qiri si në mesjetë. Shumë familje janë në të ftohte pasi gjerësisht përdoret energjia elektrike për t’u ngrohur.