Pak sekonda pasi infermierja amerikane mori vaksinën kundër COVID-19, humbi vetëdijen derisa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve

Në momentin që tenton të ecë, ajo në mënyrë të befasishme rrëzohet dhe humb vetëdijen. Për fat të mirë mjekët që ishin afër, arrijnë ta menaxhojnë situatën.

Kryeinfermierja e një spitali në Chattanooga, Tennessee, ka frikësuar të pranishmit të enjten, kur për një moment humbi vetëdijen pak sekonda pasi kishte marrë vaksinën e Pfizer/BioNtech kundër COVID-19, shkruan Fox News.

Tiffany Dover, infermiere në CHI Memorial, kishte marrë vaksinën dhe pak sekonda më vonë i është drejtuar mediave pas pyetjeve të shumta, transmeton Telegrafi.

E një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e shfaq atë se si për një moment humb vetëdijen derisa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”, dëgjohet infermierja duke thënë.

Në momentin që tenton të ecë, ajo në mënyrë të befasishme rrëzohet dhe humb vetëdijen. Për fat të mirë mjekët që ishin afër, arrijnë ta menaxhojnë situatën.

News Channel 9, raporton se disa minuta më vonë ajo është këndellur edhe u është drejtuar sërish mediave. Mjekët kanë bërë të ditur se përbërësit e vaksinës nuk i kanë shkaktuar humbjen e vetëdijes.

Megjithatë Dover tha se ajo shpesh humb vetëdijen sa herë që ndjen dhimbje.

“Më goditi befasisht. Ndjeja se po vinte. U ndjeva paksa e çorientuar, por tani jam mirë dhe dhimbja në kraharor më kaloi”, shtoi infermierja. /Telegrafi