Skadimi i leje qëndrimeve, Greqia shtyn afatin

Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri në 31 mars 2021

Parlamenti grek ka marr vendimin të shtyjë deri në datën 31 mars 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se kjo është lehtësim për të gjithë ata që rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

“Edhe një lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi:

Parlamenti grek miraton shtyrjen e afatit për lejet e qëndrimit të emigrantëve, shtyrje që me vendim të muajit mars ishte deri në 31 dhjetor 2020. Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri në 31 mars 2021”, thuhet në njoftim.