Pallati në Tiranë përfshihet nga flakët, raportohet për dy të plagosur

Një apartament në katin e  11-të të një pallati në Tiranë ka marrë flakë dhe për pasojë kanë lënduar dy banorë

Mësohet se dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë, rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi” ka rënë zjarr në katin e 11-të të një pallati. Si pasojë e zjarrit kanë shkuar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.