Paloka viziton familjen e varfër në Durrës që jeton në çadër: Rama po i gënjen, duhet ndryshim!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka vizituar sot një familje në gjendje të vështirë ekonomike në Durrës...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka vizituar sot një familje në gjendje të vështirë ekonomike në Durrës. Shpresa Guçe prej më shumë se një viti jeton në çadër bashkë me mbesën e saj 4-vjeçare dhe të bijën, ndërsa thekson se vetëm në muajin shkurt të 2021 ka përfituar një bonus qiraje.

Shpresa tregoi se ka probleme shëndetësore kostot e të cilave nuk mund t’i përballojë pasi i kërkojnë të paguajë për ndërhyrjen kirurgjikale që i nevojitet. Ajo tha se deri më tani ndërhyrjen e ka shtyrë duke blerë ilaçe. Këto të fundit tashmë nuk ka më mundësi t’i përballojë nga ana ekonomike. foto galeri

Gjatë vizitës së tij, Paloka theksoi se Rama premtoi 8 vite më parë shëndetësi falas për të gjithë, por nuk bëri asgjë. “Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim.

Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria.”, tha Paloka.