Një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj në fshatin Vreshtas në Cakran vazhdon të jetë nën flakë.
Zjarri ka përfshirë një pyll në fshatin Vreshtas dhe Gjorgos, transmeton gazeta Ekspress.
Nga zjarrfikësit po punohet për shuarjen e flakëve, por raportohet se 5-6 banesa rrezikohen, ndërsa dy të tjera të pabanuara janë djegur.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.


