Telekom Albania dhe ALBtelecom afat deri më 9 Shtator për blerjen e frekuencave që do të rrisin shpejtësinë e internetit 4G

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike AKEP shpalli të hapur garën për dhënien në përdorim të frekuenca 800Mhz, një lëvizje e cila pritet të rrisë kapaciteteve e dy operatorëve të tjerë në treg.

Vodafone Albania pagoi në fillim të vitit plot 7.4 milionë euro për frekuencat në brezin 800Mhz të cilat rrisin shpejtësinë e internetit 4G edhe në zonat rurale dhe me mbulim të dobët.

Sakaq dy operatorët e tjerë, Telekom Albania dhe ALBtelecom, zgjodhën të qëndronin jashtë garës së parë duke vlerësuar çmimin si të lartë.

Vlefshmëria e këtyr autorizimeve është 15 vjet. Kujtojmë se dy operatorët në fjalë operojnë 4G dhe 4G+ në frekuenca 1800/2600 Mhz. Ndërsa këto frekuenca bartin sasi më të mëdha të dhënash sesa ajo 800Mhz, atë nuk janë të afta të udhëtojnë në distanca të largëta dhe duhet përqendrim i lartë stacionesh për një mbulim sa më të mirë.

Banda 800Mhz do të përmirësojë më tutje mbulimin me rrjetin ekzistues që operojnë kompanisë. Vodafone Albania është operatori më i madh në vend me 1.78 milionë abonentë, ndjekur nga Telekom Albania ma 1.21 milionë dhe ALBtelecom me 613 mijë.

AKEP tha se afati i fundit i pranimit të ofertave është data 9 Shtator ora 10:00 kur edhe do të bëhet shpallja e fituesve të tenderit. /PCWorld Albanian