Parashikime pesimiste për ekonominë, OECD: Inflacioni më i larti nga viti 1988

Ekonomia në mbarë botën  do të paguajë një çmim të lartë  për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

OECD paraqet një panoramë  të zymtë dhe ul parashikimet e saj për rritjen botërore ekonomike nga 4.5% në 3% këtë vit dhe një normë inflacioni që do të arrijë në 8.5% midis vendeve anëtare të organizatës, norma më e lartë që nga viti 1988.

Kostoja e luftës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në varësi të zonës gjeografike:

Sipas të dhënave të OECD parashikimi i rritjes për Eurozonën do të bjerë nga 4.3% e parashikuar në dhjetor në shifrën 2.6%.

Rritja e Gjermanisë do të jetë më pak se sa pritej deri në 1.9% (një rënie prej 2.2%) dhe rritja e  ekonomike e Francës do të pësojë rënie prej 1.8%. Kudo në Evropë, shifrat e rritjes pritet të jenë më të ulëta në vitin 2023.

OECD është e shqetësuar për inflacionin e lidhur me luftën në vendet me të ardhura të ulëta

“Lufta me të vërtetë po dërgon valë tronditëse deri në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Dhe ajo që mund të shihni këtu është se sa të varura nga Rusia dhe Ukraina janë shumë vende në Lindjen e Mesme të Afrikës, nga Libani në Egjipt, Tunizi apo Jemen”, tha Laurence Boone, OECD.

Një ndërprerje e papritur e eksporteve të gazit rus në Evropë ose ndërprerje të vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit janë gjithashtu një shqetësim i madh. Inflacioni i rritur , paralajmëron raporti, mund të çojë në rritje të mprehta të normave të interesit, duke kërcënuar një rimëkëmbje ekonomike që tashmë po lëkundet.