Presidenti Begaj takon ish-homologët Moisiu, Topi dhe Mejdani

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një takim të enjten me ish-presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Takimi po zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Ky takim vjen disa ditë pasi Begaj ka marrë detyrën si President i Shqipërisë. Ai u propozua nga Partia Socialiste dhe u votua në Parlament me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marre edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.