Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 tetor 2020

Vranësira dhe mot i freskët, njihuni me parashikimin e motit…

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell po në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: Në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 21°C,.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por që herë pas here do të ketë reshje shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 13°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 15°C.

Në fotot e mësipërme dhe të mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

Lajme të ngjashme